Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi jug-perëndimorë.

Pasdite në pjesët perëndimore të vendit reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23 gradë Celsiusë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share