Neziri i ASH-së dhe Zendeli i BDI-së nuk pajtohen rreth “20 përqindëshit”

Deputeti Atnan Neziri i ASH-së këmbëngul se debati për futjen apo jo të 20 përqindëshit në kuadër të procesit aktual të ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet në grupet punuese. Ndërkaq nuk është i këtij mendimi Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa.

“Duhet përfaqësuesit e grupeve punuese të debatojnë e të hapen temat dhe të krijohet bindja dhe ambienti për ndryshim… edhe ministri jonë është deklaruar për 20 përqindëshin”, tha mes tjerash Neziri.

“Nuk është çështja tek grupet punuese. Të mos e defokusojmë temën. Ju jeni parti shumicë të dy subjektet dhe duhet ta sillni propozimin në Kuvend ku të diskutojmë edhe për preambulën edhe për çështjen e 20 përqindëshit”, tha ndër tjera Fadil Zendeli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share