Kuvend, sot në rend dite interpelanca ndaj Talat Xhaferit

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e 77-të plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Deputetët e partisë opozitare dhe lideri i saj Hristijan Mickoski para dorëzimit të interpelancës thanë se nuk presin që ajo të votohet dhe Xhaferi të largohet nga kjo pozitë, por megjithatë mendojnë se duhet të përgjigjet para qytetarëve për punën e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share