Mot me reshje të përkohshme të shiut

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 4 deri 10, ndërsa maksimalet prej 10 deri 15 gradë.

Në Shkup do të përqendrohet mot i ndryshueshëm, me vranësira, me kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatre nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 7, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 13 gradë.

Edhe në ditët në vijim, nën ndikim të aktivitetit ciklonik nga perëndimi do të përqendrohet moti i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të mëdha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share