Po ose jo për qeverinë? – Aleanca për Shqiptarët mbledh kryesinë

Në orën 18:00 në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët ishte caktuar mbledhja e Kryesisë Qendrore të partisë, gjatë së cilës do të shpallet rezultati i referendumit “online” brendapartiak, ku kuvendarët janë shprehur nëse janë pro apo kundër që partia e tyre të ketë përfaqësues të saj në qeveri, përcjell Klan Macedonia.

“Me vendim të Kryesisë së partisë sot në të gjitha degët është mbajtur referendum, në të cilin anëtarët e kuvendeve të degëve pas konsultimit me nëndegët dhe anëtarët janë përgjigjur nëse janë pro apo kundër hyrjes në Qeveri. Referendumi u zhvillua përmes një pyetësori online, ndërsa rezultatet do t’i prezantohen anëtarëve të Kryesisë, e më pas publikut përmes konferencës për media”, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Kjo deklaratë mes anëtarëve vjen pas mbledhjes së kryesisë më 27 janar, kur kryetari i ri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bëri të ditur se bashkë me pesë bashkëpunëtorë të tjerë të afërt do të negociojnë nëse partia e tyre do të bëhet pjesë e qeverisë dhe se ndërkohë do të organizojnë një referendum të brendshëm partiak për të njëjtën çështje. Aleanca për Shqiptarët, sipas Taravarit, ka 11500 anëtarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share