Njujork: 50 milionë dollarë për ish-rezidencën Jugosllave, pjesë e “kulaçit” edhe RMV-ja

Një nga vilat më të vjetra të Njujorkut, që ish-Jugosllavia e kishte blerë në vitin 1946, është shitur për 50 milionë dollarë, ka konfirmuar agjencia më e madhe e patundshmërive në SHBA, kompania “Daglas Eliman” – njoftoi gazeta amerikane “Uolstrit Zhurnal”.

Kjo agjenci, sic përcjell KlanM, ka njoftuar se ka shitur për 50 milionë dollarë vilën në Njujork, që ka shërbyer si rezidencë e misionit jugosllav në OKB, në Aveninë prestigjioze të Pestë në Menheten.

Shitësit e kësaj vile janë pesë vendet trashëgimtare të ish-Jugosllavisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mediat serbe citojnë sekretarin shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, I cili kishte deklaruar se në bazë të Aneksit B të Marrëveshjes për sukcesionin e pronës së ish-RSFJ-së në vende të huaja, Serbisë I takojnë gati 40% të parave nga shitja e ndërtesës në Njujork.

Me këtë Aneks të Marrëveshjes, sic njofton KlanM, definohet se nga 123 përfaqësitë diplomatike të ish-Jugosllavisë nëpër botë, Bosnjë e Hercegovinës I takojnë 15%, Kroacisë – 23.5%, RMV-së – 8%, Sllovenisë – 14% dhe Serbisë dhe Malit të Zi që dikur përbënin RFJ-në – 39.5%.

Sipas një shpalljeje të publikuar të shitjes, vila është e ndërtuar në katër nivele dhe ka dy kate, 18 dhoma, gjashtë banjo dhe bodrum vere.

Ndërtesa ka ruajtur enterierin original, kurse nga viti 1969 është në mbrojtje të qytetit Njujork.

Pronari I parë I ndërtesës ka qenë Guvernatori I Long Ajlendit, Robert Bikman Livingston, sipas të cili ndërtesa quhet “Shtëpia e Bikmanit”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share