Mickoski: Rishikimi i çmimeve të ”ngrira” – gjimnastikë politike për Qeverinë

“BDI-LSDM TË LARGOHEN QË TË FITOJË MAQEDONIA”

Qeveria në seancën e së martës do t`i korigjojë cmimet e 11 llojeve të pemëve dhe perimeve, për të cilat, paraprakisht miratoi vendimin që të bëhet “ngrirja” e çmimeve, njofton KlanM.

Duke u thirrur në cmime të reja që paraqiten nga importuesit në Drejtorinë e Doganave, Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kohë më parë njoftoi rishikimin e çmimeve të “ngrira” kurse do të vlejnë pasi të shpallen në ‘Gazetën Zyrtare”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ka reaguar kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, duke e quajtur këtë veprim gjimnastikë për nevojat e PR të Qeverisë.

“Sot do t`i lirojmë, do t`I “ngrijmë” nesër do të bëjnë presione ata që kanë koncesione, për shkak se na financojnë në këtë mënyrë dhe pastaj duhet të shtrenjtohen. Kështu funksion kjo Qeveri e BDI-së që mbështetet nga partneri pakicë LSDM dhe për këtë shkak kur flasim për zgjedhje të parakohshme nuk na intereson pushteti, por që këta njerëz, kjo qeveri sa më shpejt të largohet aq më mirë do të jetë për qytetarët” – deklaroi Mickoski.

Nga Qeveria thanë se në katër muajt e parë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut pemët dhe perimet importohen nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Serbia. Me Shqipërinë dhe Serbinë që janë në CEFTA nuk kemi dogana, kurse ka me Greqinë dhe Turqinë duke I shtuar kësaj edhe 5% TVSH për pemët dhe perimet e importuara. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share