Taravari optimist se do të realizohen ndryshimet Kushtetuese

“PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME DUHET KONSENSUS NDËRMJET TË GJITHA PARTIVE”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është optimist se ende ka gjasa të realizohen ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.

Ai tha se tani për tani, në partinë e tij kanë qenë temë diskutimi zgjedhjet e parakohshme, pasi shpresojnë se do të votohen ndryshimet kushtetuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, nëse kjo gjë nuk realizohet, atëherë do të jetë një moment i ri, i cili, siç tha Taravari, do të shqyrtohen në parti dhe do të dalim me qëndrim.

“Në qoftë se, nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese gjithsesi do të jemi në situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj se ato zgjedhje do të jenë së bashku me zgjedhjet presidenciale, ashtu siç besoj se, nuk ia vlen që në nëntor ose dhjetor të mbahen zgjedhjet, njësoj sikur që mendoj se, s’ia vlen zgjedhjet e rregullta të mbahen në gusht apo në shtator. Por gjithsesi, këtu duhet konsensus i të gjitha partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve” – tha Taravari.

I pyetur rreth subjektit të ri politik të Izet Mexhitit, Taravari, sic percjell KlanM, u përgjigj se nuk vlerëson që ajo e dëmton partinë që ai drejton.

“Aspak. Ne i kemi strukturat tona, shtrihemi në gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët. Kështu që, tash për tash, unë nuk shoh asnjë lloj rreziku, çdo kush e ka trajektoren e vet në politik, çdo kush i din, planet dhe projektimet e veta, kështu që ne jemi të fokusuar shumë më shumë në partinë tonë se sa, që merremi me të tjerët” – tha Taravari.

Taravari më tej shtoi se, në qoftë se mbahen zgjedhjet e parakohshme, Aleanca për Shqiptarët do t’i shqyrtoj  të gjitha opsionet që ka. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share