PLD me propozim drejt qeverisë: Të ndalohen platformat që promovojnë dhunën

Kryetarja e PLD-së dhe deputete e kësaj partie, Monika Zajkova ka njoftuar se së shpejti do të dorëzoj në Qeveri një sërë propozimesh për që do të shërbjnë si parandalim të dhunës dhe akteve të shëmtuara mes e bashkëmoshatarëve. Ndër këto propozime përmendet edhe ndalimi I rrjetit social tiktok por edhe të plaformave të tjera që promovojnë dhunë.

“Është veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën sepse në vendin tonë kemi qenë dëshmitarë të viktimave nga përdorimi i këtyre rrjeteve. Ndalimi dhe kontrolli i shkarkimit të lojërave, përmbajtjeve dhe aplikacioneve që tregojnë dhe inkurajojnë në mënyrë të qartë dhunën. Gjithashtu, rishikimi dhe kontrolli i filmave që mund të nxisin dhunën, veçanërisht tek të rinjtë, mund të përdoren në mënyrë manipuluese për qëllime propagandistike duke glorifikuar dhunën”, ka deklaruar Monika Zajkova, Kryetare e PLD-së.

Me këtë, Zajkova shprehet se nuk do të bëhet censurë ndaj artit dhe kulturës. Kjo spirale dhune e kryer nga të rinjtë, sipas Zajkovës, duhet të ndezë alarmin e kuq në vendin tonë dhe është e nevojshme që të merren masa parandaluese. Propozimet e përgatitura, Zajkova thotë se PLD do t’i dërgojë në qeveri, ndërsa I referohen kontrollit më të rreptë të dhënies dhe mbajtjes së armëve të zjarrit, kontrollit të armëve, kontrollit dhe ndalimit të të miturve që ushtrojnë në poligone qitjeje, si dhe ndëshkimeve për prindërit që motivojnë fëmijët të përdorin mjete të tilla vrasëse si dhe kontroll më të madh në shkolla dhe punësimin e psikologëve dhe pedagogëve për të parandaluar bullizmin në procesin arsimor./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share