Xhaferi: Kemi detyrë kyçe, të organizojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike

QEVERIA TEKNIKE MBAN MBLEDHJEN E PARË, TË KRYESUAR NGA TALAT XHAFERI

Qeveria teknike e udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi, ka mbajtur sot seancën e parë me përbërjen e re të sapo zgjedhur. Kryeministri, Xhaferi në fjalimin e mbajtur gjatë kësaj seance, tha se ndodhen para një detyrë kyçe, përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve të rregullta, të drejta dhe demokratike.

“Në detyrën tonë ne kemi obligim të bashkëpunojmë me Kuvendin dhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor si dhe me misionin e OSBE/ODIHR por edhe me Bashkimin Evropian dhe me përfaqësues të SHBA-së këtu, me qëllim që të sigurojmë standardet më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet me fokus”, tha Talat Xhaferi, Kryeministër teknik.

Ai porositi anëtarët e kabinetit qeveritar që të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve, të jenë transparentë dhe profesional.

“Jemi këtu edhe për të siguruar funksionimin e rregullt të institucionit, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjen në punë dhe pres nga kjo Qeveri efikasitet, pres që Qeveria të jetë në funksionin të interesit të qytetarëve, duke qenë transparente dhe llogaridhënëse”, tha Talat Xhaferi.

Gjatë ditës së sotme, Xhaferi priti në takim euroambasadorin David Geer, me të cilin kanë diskutuar rreth përkushtimit të përbashkët të Brukselit dhe Shkupit në lëvizjen e mëtejshme të suksesshme të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket procesit zgjedhor, ambasadori Gir potencoi se BE, si edhe deri tani, do i mbështesë aktivitetet e ODIHR-it në sigurimin e misionit mbikëqyrës dhe zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe parlamentare./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share