Me moton “Paqe në Evropë” në Krakov filluan Lojërat e treta Evropiane

Mbrëmë në qytetin polak Krakov në mënyrë solemne u hapën Lojërat e treta Evropiane, në të cilat deri më 2 korrik do të performojnë 7,000 sportist nga 48 vende evropiane  në mesin e të cilëve edhe 17 sportistë nga Maqedonia e Veriut të cilët  do të garojnë në shtatë disiplina sportive.

Hapja  solemne  të organizuar në stadiumin “Visula” në Krakov  ndërsa  ishte  presidenti  polak Andrej Duda i cili i shpalli të hapura këto Lojëra Evropiane

Flamurin e Maqedonisë së Veriut  në në ceremoninë e hapjes e mbajtën karateisti Emil Pavlov dhe taekwondosja Milijana Reljic.

Rreth 7,000 atletë nga 48 vende evropiane po marrin pjesë në Lojërat e organizuara nga Krakovi dhe 12 qytete të tjera polake dhe do të garojnë në 29 sporte ose disiplina, nga të cilat 19 janë shënuar për norma të drejtpërdrejta për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike 2024 në Paris. .

Në ceremoninë e hapjes, organizatorët polakë shprehën krenarinë e tyre për organizimin e ngjarjes më të madhe multisportive në Evropë që nga Lojërat Olimpike të Londrës 2012.

Mesazhi i Lojërave është “Paqe në Evropë”, pasi Polonia pret ngjarjen në kulmin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe sfidave të shumta ekonomike në të gjithë Kontinentin e Vjetër.

Në ceremoninë e hapjes, përveç mikpritësit, duartrokitjet më të forta mori Ukraina, ndërsa atletët rusë dhe bjellorusë nuk morën pjesë në aktivitet.

Maqedonisë së Veriut  në këto Lojëra Evroopiane  do të përfaqësohen me karateistin (Emil Pavlov), gjuajtje me hark (Anastasia Mojsovska, Martin Angeleski), taekwondo (Dejan Georgievski, Anamaria Georgievska, Milijana Reljic), tekboll (Dimitar Pejchinovski), kajak (Angel Petrushev, Nikola Malevski, Vladimir Malevski) skermë (Nikola Nikolovski, Petar Srbinovski, Petar Damjanovski, Matej Todoroski) dhe boks (Attila Ilhan Ozmen, Alen Rustemovski dhe Arhan Iseni). /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share