Liga e Parë: FC Shkupi superior mundi Vardarin 3-0, Tikveshi barazoi me Sileksin 1-1

Derbi I javës së  25-të  mes  Shkupit  dhe  vardarit   përfundoi  me fitoren e thellë 3-0  për ekipin nga  Çairi, në një ndeshje e cila u zhvillua në tribuna të mbushura me  tifozë  të ekipit vendas .  FC Shkupi  dominoi  lojë gjatë 90 minutave  edhe pse   Vardari  në pjesën e parë  u mbrojë  por kishte edhe fat, ndërsa në pjesën e dytë çdo  gjë I shkonte për dore   ekipit vendas  dhe me  golat e Dudu në minutën e  54, Trapanovskit në minutën e 68  dhe  Groner  në minutën e  77 regjistruan  fitoren e 14 sezonale.

 Duhet  theksuar se  dy  futbollist  u ndëshkuan  me  kartonë të kuq  për lojë të palejueshme dhe atë Marjan Ristovski ni Vardarit në minutën e  64, ndërsa Abdul Rwatubyaye i Shkupit  në minutën e 81.

Me  tre pikët  e sotme  Shkupi   aktualisht me  51  pikë sa  ka edhe  Struga Trim Lum është në pozitën e dytë, ndërsa Vardari mbetet në pozitën e 10-të me  26 pikë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot në Kavadar, Tikveshi  dhe Sileksi i ndanë pikët  duke luajtur me barazim 1-1. Danoski shënoi për vendasit në minutën e  54-të, ndërsa Gjerorgjievski barazoi  në minutën e tretë shtesë të lojës.

Katër ndeshjet  tjera të javës së 25të zhvillohen të dielën në ora  15:00, takohen: Shkëndija – Bregallnica, Struga trim Lum – Voska Sport, Gostivari – Makedonija Gj.P dhe AP Brera – Rabotniçki

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share