Kosova e nis në “Fadil Vokrri” aventurën në Nations League, publikohet orari i plotë

Kombëtarja e Kosovës edhe në këtë edicion do të bëjë gara në Ligën C, derisa pas tërheqjes së shortit Dardanët janë përfshirë në Grupin 2.

Fati deshi që Kosova të ketë kundërshtarë me të cilët është përballur edhe më herët, si Rumania dhe Qipro, derisa kundërshtari i tretë do të jetë fituesi i ndeshjes së ‘play-out’-it, Lituania ose Gjibraltari.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon ndaj Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri” më datën 6 shtator.

Kurse pas tri ditësh udhëton, për t’u përballur me Kombëtaren e Qipros (9 shtator).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share