Liga e Konferencës: Mësohen të gjitha 16 skuadrat që vazhdojnë garat në fazën tjetër

Faza e Grupeve të Ligës së Konferencës, me ndeshjet e raundit të gjashtë që u zhvilluan mbrëmë ka ulur siparin duke përcaktuar edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe 8 ekipet që zunë vendin e tretë në grupet e Ligës së Europës.

Ndërkohë 8 vendet e para të Ligës së Konferencës, janë kualifikuar direkt për në fazën e 1/8-ave, teksa vendet e dyta do të përballen me vendet e treta të Ligës së Europës, nga ku do të përcaktohen edhe 8 skuadrat e tjetëra për në fazën e 1/8-ave.

Emra të rëndësishëm si Uest Hemi, Vijareali, Nisa, Az Alkmari, kanë arritur të sigurojnë një biletë direkt, ndërkohë që Fiorentina, Anderlheti, Bazeli, Partizani i Beogradit, Leh Poznan, Dnipro, por edhe Kluzh, do të përballen me vazon e Bodo/Glim, AEK Larnakës, Ludogorets, Bragës, Sherif Tiraspol, Lacio, Karabag dhe Trabzonspor, nga ku do të dalin edhe 8 skuadrat e kualifikuara për në 1/8-at.

Istanbull Bashakshehir, West Ham United, Villarreal, Nice, AZ Alkmari, Djurgarden IF, Sivasporm Sllovan Bratisllava

Në play off për kualifikim me ekipete treta të grupeve në Europa Ligë: Fiorentina, Anderlecht, Lech Poznan, Partizan, Dnipro-1, Gent, CFR Cluj dhe Basel.

Ekipet e trta nga gruper e Europa Ligës, që do ltajnë balotazh me ekipet e dyta të grupeve në Konferencë Ligë: Bodo/Glimit, AEK Larnaca, Ludogorets Razgrad, Braga, Sherrif Tirasppol, Lazio, Qarabag dhe Trabzonspor

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share