Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria udhëheq 1 me 0. Çekia luan me 10 lojtarë |LIVE-MINUTË PAS MINUTE

Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki (Grupi E) në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eliminatoret Euro 2024. Emocionet e kësaj ndeshje i ndiqni edhe në ekranin e Televizionit Klan nën komentin e Alban Xhihanit dhe Andi Lilës.


Minuta 49’ – Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 1 – 0 Çeki.

Minuta 38’ – Anulohet goli i Çekisë, futbollisti goditi topin me dorë. Ndëshkohet me karton të kuq, Çekia luan me 10 lojtarë.

Minuta 37’ – Goditje dënimi për Çekinë në harkun e zonës së Shqipërisë. Topi ndalet nga muri mbrojtës.

Minuta 26’ – Karton i verdhë për futbollistin çek Chytil.

Minuta 21’ – Asani rrezikon sërish portën kundërshtare, por pozicion jashtë loje.

Minuta 18’ – Cikalleshi godet drejt portës çeke, pret portieri.

Minuta 9’ – Asani shënon supergol, Shqipëri 1-0 Çeki.

View this post on Instagram

A post shared by Tv Klan Video (@tvklanvideo)

Minuta 8’ – Shqipëria qarkullon topin në mesfushë.

Minuta 0’ – Nis ndeshja Shqipëri – Çeki.


Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi | Trajner: Sylvinho

Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny | Trajner: Jaroslav Silhavy

Lexo gjithashtu
Total
0
Share