E dyta në garën 3000 metra me pengesa në Holandë
Luiza Gega arriti një sukses të jashtëzakonshëm në mitingun ndërkombëtar të mbajtur në Hengelo të Holandës. Atletja shqiptare vendosi rekordin e ri kombëtar në 3000 metra me pengesa që është 9 minuta, 15 sekonda e 48 të qintat.
Gega e uli kohën me 4 sekonda e 45 të qintat. Luiza Gega për më tepër në këtë garë u rendit e dyta mes 15 pjesëmarrësve, pas kampiones olimpike, sportistes nga Uganda, Perut Çemutai.
Tv Klan