Si arriti Sylvinho të krijojë frymën e grupit? Trajneri brazilian: Futbollistët e kuptuan që…

Përpos kualifikimit në Euro 2024, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho vlerësohet edhe për frymën e grupit që ka krijuar në skuadër.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Sylvinho tha se asnjë futbollist nuk fiton dot i vetëm, por në grup dhe sipas tij lojtarët e kuptuan këtë gjë.

Sylvinho: Ajo është një gjë shumë e bukur sepse futbollisti e pranon. Futbollisti i vetëm nuk e fiton garën, por fitohet në grup. Ata e kuptuan që ne kemi një skuadër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Blendi Fevziu: Lojtarët që janë të nivelit të lartë, ju keni zbuluar edhe lojtar si Jasir Asani që ishte gjëja më interesante. Si e zbuluat?

Sylvinho: Duke punuar. Unë mendoj që gjëja e parë kur pranuam, i thashë që duhet të jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohet puna. Ka qenë një gjë e jashtëzakonshme për jetën time. Federata na jep mundësinë për të punuar, ne punojmë 6-7 orë në ditë me videoanalizë. Nuk kisha një lojtar si ai, kam parë që ka bërë një rrugëtim te Partizani. E shikoj që është lojtar shumë interesant. Në Hungari ka bërë një rrugëtim, dhe më pas në Kore. Dhe ky është një lojtar që do duhet. Pastaj e morën dhe ai u përgjigj.

Blendi Fevziu: Ai ka thënë se ishte dita më e lumtur e jetës së tij…

Sylvinho: Lëre këtë se ka një histori tjetër mbrapa. Unë thashë do ta thërras atë.

Blendi Fevziu: Ai ishte surprizë për ju Asani?

Sylvinho: Jo.

Blendi Fevziu: Gjimshiti do të jetë në europian?

Sylvinho: Po.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share