Eskobar: Pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve – RMV-ja duhet ta vazhdojë rrugën evropiane!

Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në një brifing online me gazetarët.

Eskobari paralajmëroi se këtë muaj largohet nga pozita si Zv/Ndihmës Sekretar amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

“Një nga gjërat që arritëm dhe jemi të lumtur është se disa vende të Ballkanit Perëndimor janë në rrugë solide drejt integrimit euroatlantik, vecanërisht ato anëtarë të NATO-s, Shqipëria, RMV-ja dhe Mali I Zi, që tërësisht janë të angazhuar në procesin e aderimit në BE. Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga evropiane do të vazhdojë” – ka deklaruar Eskobar./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share