Mavrovë-Rostushë: Votuan dhe u nisën në Kurbet (VIDEO)

Ekipi I Klan M që mbulon Zgjedhjet për Kryetar Komune në Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, ka takuar disa mërgimtarë të cilët pasi kanë votuar, me autobusë janë nisur drejt mërgimit.

Gazetari Avni Tairi raporton se mërgimtarët nga Zhirovnica që janë prononcuar për KlanM nuk kanë pritje të mëdha rreth këtyre zgjedhjeve kurse largimi I të rinjve mbetet plaga më e madhe për banorët e këtyre vendbanimeve.

Ndryshe, shumë fshatra të këtyre komunave tashmë janë zbrazur për shkak të migrimit masiv të qytetarëve drejt vendeve perëndimore kryesisht Italisë. Për këtë shkak, në këto dy Komuna, dy herë rradhazi nuk pati dalje të mjaftueshme për t`u zgjedhur Kryetarët e Komunave. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share