LSDM: Hapet mundësia e rritjes së pagave në sektorin privat nga 3.000 deri 9.000 denarë

LSDM përmes një kumtese thonë se në pakon e re anti-krizë ka masa edhe për rritjen e pagave në sektorin privat dhe se me pakon e re, punëdhënësit janë të liruar nga pagesa e disa kontributeve.

“Masa për rritjen e pagave për punëtorët në kompanitë private hap mundësinë e rritjes së pagave nga 3.000 deri 9.000 denarë. Punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin personal dhe lirohet plotësisht nga kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor për pjesën e rritjes së pagës. Këtë masë mund ta përdorin punonjësit që kanë marrë pagë deri në 1.5 paga mesatare në tre muajt e fundit. LSDM tregoi në veprim se e vlerëson punën e punëtorëve. Paga mesatare që nga viti 2016 është rritur me mbi 250 euro, nga 360 në 614 euro”, thonë nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share