Parashikimi i motit për sot në Maqedoni, 15 Gusht 2023

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullimë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11°C deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale prej 24°C deri në 34°C. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe bubullima.

DP Hidrometeorologjike ka paralajmëruar një periudhë me mot kryesisht stabil dhe të ngrohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga veriu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share