Lufthansa hap linjën ajrore Frankfurt-Shkup

Me uljen e aeroplanit të parë të Lufthansas në aeroportin e Shkupit, sot do të shënohet fillimi i linjës së re ajrore Frankfurt-Shkup dhe hyrja e kompanisë gjermane në tregun e Maqedonisë, përcjell Klan M, Qeveria do të subvencionojë, “Lufthansa” dhe “Wiz-Air” do të prezantojnë linja të reja ajrore.

Linja e re ajrore nga Shkupi në Frankfurt realizohet me subvencione nga Qeveria. “Lufthansa” do të fluturojë nga Shkupi për në Frankfurt nga 23 prilli, dhjetë herë në javë.

Nëpërmjet Frankfurtit, udhëtarët nga vendi do të kenë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione në disa vende të Evropës dhe botës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Lufthansa” në faqen e saj tashmë ofron linjën e re ajrore për në Shkup si mundësi për udhëtime të lira, të relaksuara dhe të shpejta në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share