Kaevski: Nuk do të lejojmë që VMRO të hedhë njollë, LSDM do të votojë për Qeverinë teknike

Duke vënë në plan të parë interesin e shtetit, deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe pro-evropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do ta mbështesin Qeverinë teknike në Kuvendin e Maqedonisë, tha nga Kuvendi, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski gjatë zgjedhjes së Qeverisë teknike.

“Nuk do të lejojmë që DPMNE të hedhë njollë në procesin zgjedhor dhe rrjedhimisht në fitoren e dyfishtë të frontit pro-evropian në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Së bashku me shumicën e deputetëve, bashkë me qytetarët, nuk do të lejojmë që skenarët destruktivë të DPMNE-së të kenë sukses. LSDM në vitet e kaluara ka treguar se është parti demokratike që do të mbrojë zërin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre të pacenueshme për të shprehur lirisht vullnetin e tyre. Kështu do të vazhdojmë”, tha Kaevski.

VMRO-DPMNE është nervoze për humbjen zgjedhore që i pret, shtoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pikërisht për këtë që në fillim obligimi ligjor për një qeveri teknike, qëllimi i vetëm i së cilës është organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, ishte në kërkim të mënyrës për ta problematizuar, për ta penguar, krejtësisht të panevojshme dhe pa bazë”, tha Kaevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share