Aliti: Shumica e punësimeve bëhen para zgjedhjeve

ANGAZHOHEMI QË TË MOS KETË PUNËSIME PARTIAKE NË ADMINISTRATË

Ne si pushtet qendror nuk mund të kemi impakt të drejtpërdrejtë në administratë, por me ligjet tona përpiqemi të vendosim mekanizma dhe instrumente që do t’ua lehtësojnë institucioneve të jenë më efikas në sferën e punësimeve të reja. Jemi duke tentuar që mënyra e punësimit të bëhet më transparente dhe të mos ketë mundësi që njeriu i parë i institucionit të punësojë militantë partiakë, deklaroi Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti konsideron se departizimi është një dukuri në shoqërinë tonë dhe se shumica e punësimeve bëhen para zgjedhjeve edhe atë nëpër komuna, shkolla dhe shëndetësi, sipas tij, me ligjet e reja kjo çështje duhet të ndryshohet.

“Shumica në administratën publike janë në arsim, shëndetësi dhe komuna, ku direkt ne si pushtet qendror nuk mund të kemi impakt, por indirekt po, me ligjet tona që kemi si ministri. Konkretisht me Ligjin për punonjësit në Sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë po tentojmë të vendosim mekanizma dhe instrumente që do t’ua lehtësojnë institucioneve të jenë më efikas në fushën e punësimeve të reja”,

Sipas ministrit, për të pasur një zgjidhje sistematike në fushën e rekrutimit të punonjësve, qëllimi është që procesi i punësimit të zhvillohet në mënyrë më transparente, pra të mos ketë mundësi që njëriu i parë i institucionit të punësojë militantë partiakë…

“Të gjithë ne si shoqëri duhet të angazhohemi të mos ketë institucione që punësojnë vetëm për parti politike”, theksoi Aliti.

Këto komente u bënë në debatin publik për Draft -versionin e Strategjisë për reformën e Administratës publike 2023-2030. Strategjia, pritet që të miratohet në Qeveri deri në fund të këtij, viti ndërkaq deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm të marrë edhe dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian, ku para këtij muaji është dërguar për shqyrtim. Deri atëherë, strategjia nuk do të jetë publike, përveç se për grupet e përfshira në përpilimin e kësaj strategjie me rëndësi të jashtëzakonshme për reformat në administratë dhe rrjedhimisht në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share