LSDM: 120 deputetët kanë përgjegjësi për të ardhmen evropiane!

A do të mbetet VMRO-DPMNE-ja me “Levicën” apo do të kyçet në bllokun evropian?!

E ardhmja e vendit është në BE. Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit – thonë socialdemokratët duke dërguar mesazhe edhe për opozitën, njofton KlanM.

“Përgjegjësia e 120 deputetëve është që të kyçen në procesin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane. VMRO-DPMNE duhet patjetër duhet të vendos nëse do të mbetet me “Levicën” pro-ruse në bllokun anti-evropian ose interesin shtetëror do ta vendos në vend të parë dhe do t`i bashkangjitet bllokut pro-evropian”, thonë nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

LSDM-ja, siç njofton KlanM, thotë se vendi me mbështetje të fuqishme nga SHBA-të ka shansin historik që duhet të shfrytëzohet, në kushte kur zbatohen reformat, kur procesi i skriningut pritet të përfundojë me sukses, kurse negociatat me BE-në janë me identitet, gjuhë dhe kulturë të mbrojtur maqedonase.

Socialdemokratët, siç percjell KlanM, kanë vazhduar edhe me fushatën “Krah për krahu deri në fitore” ku drejtues të lartë të kësaj partie kanë vizituar vendbanime të ndryshme të vendit për të biseduar rreth masave dhe aktiviteteve që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share