Qeveria: VMRO DPMNE është fabrikë për lajme të rrejshme, propagandë dhe ofendime

Kanë reaguar nga BDI ndaj akuzave të VMRO-së ku akuzohet zv/kryeministri Artan Grubi për atlete të shtrejta 482 euro, ku nga BDI mohojnë këto shpifje siç thonë VMRO është fabrikë për lajme të rrejshme, pëcjellë Klan M.

“VMRO DPMNE është fabrikë për lajme të rrejshme, propagandë dhe ofendime

Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi i saj e deri më sot.

VMRO DPMNE-ja e sotme është e panjohur dhe e zhvlerësuar nga ana e udhëheqësisë aktuale që e lëshoi “nën ujë” të gjithë udhëheqësinë e saj të mëparshme dhe po merret me nënçmimin e të tjerëve përmes propagandës Gebeliane.

Për këtë shkak Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh se Hristijan Mickoski dhe më shumë se 1/3 e votuesve të VMRO DPMNE-së nuk e përkrahin Mickoskin, por e llogarisin ende Gruevskin si lider të tyre.

VMRO DPMNE duhet të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale drejtuar Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Në shtojcë po ju dërgojmë dëshmi për çmimin e atleteve për të cilat, paramendoni, u mblodh Komiteti Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së dhe solli vendim strategjik të krijojë edhe një lajm të rremë me urdhër të kryetarit të tyre në koleksionin e tij të përditshëm” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share