Osmani: Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “Politika”, ka kumtuar se sa diplomatë rus ka dëbuar brenda 2 viteve të mandatit të tij si kryediplomat.

“Vetëm në 2 vitet e fundit, kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rus, i kam shpallur persona non grata. A e dini pse i kam shpallur? Sepse i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”, ka thënë mes tjerash ministri Osmani.

“Jo Rusisë, po Europës, është motoja më e rëndësishme në vitet e ardhshme, për shkak se ne duhet të bëjmë shkëputjen përfundimtare të ndikimit rus në këtë shtet multietnik”, ka përfunduar Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share