Lista Serbe: Vuçiç dhe ekipi negociator ruajtën letërnjoftimet serbe

Lista Serbe e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese duke thënë se kjo e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Partia e drejtuar nga Goran Rakiç thotë se kjo marrëveshje ruan edhe dokumentet identifikuese të serbëve të Kosovës.

“Për serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli jonë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe janë pas nesh në pritje të 1 shtatorit dhe masave të njëanshme të shpallura nga Prishtina me tensionet në veri”, thotë Lista Serbe duke shtuar se Vuçiç “me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur ka mbrojtjur interesat kombëtare, mbi të gjitha të serbëve të Kosovës dhe Metohisë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share