Vuçiq kërkon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që mosha e përgjegjësisë penale në Serbi të ulet nga 14 në 12 vjeç.

I dyshuari për të shtënat e sotme në shkollë të Beogradit është 13 vjeç, që do të thotë se aktualisht sipas kodit penal të Serbisë ai nuk mund të akuzohet nga zyra penale.

Duke folur në një fjalim televiziv gjatë ditës së sotme, Vuçiç tha gjithashtu se djali i dyshuar po vendosej në një institucion të specializuar psikiatrik, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share