VIDEO – Shoferi humb kontrollin, hyn me veturë në kafene

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në hapësirën e lokalit të një pompe benzine në Ivançna Gorica të Sllovenisë, përcjell KlanM. Policia sllovene publikoi një video nga një kamera vëzhgimi që tregon momentin kur një makinë goditi mysafirët në një kafene,

Në aksident kanë mbetur të lënduar lehtë tre persona, të cilëve, siç njofton makfaks iu është dhënë ndihma mjekësore në vend, para se të transferohen në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë. Nga aksidenti nuk ka pësuar lëndime drejtuesi, shtetas slloven, i cili drejtonte automjetin me targa të huaja, ndaj të cilit policia ka kryer hetim penal.

Policia e Lubjanës thotë se nga të dhënat e deritanishme rezulton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit në një pjesë të lagësht të rrugës për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë shkëputur baterinë e mjetit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share