Serbi: Protestat kundër Vuçiqit shtrihen në katër qytete!

Javën e ardhshme priten protesta në 10 qytete

Në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë janë mbajtur mbrëmë protestat e shtata me radhë “Serbia kundër dhunës”.Protesta e shtatë “Serbia kundër dhunës” e cila për herë të parë u mbajt njëkohësisht në katër qytete është vlerësuar si një mesazh I fortë drejtuar qeverisë serbe, njofton KlanM.

Qytetarët e Beogradit, Nishit, Kragujevcit dhe Novi Sadit, mbrëmë dolën nëpër rrugë për të dhënë mesazhin se “Serbia është kundër dhunës”. Nëse qeveria nuk plotëson kërkesat, javën e ardhshme protestat do të organizohen në 10 qytete gjithandej Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tubimi në Beograd, sic percjell KlanM, nisi para ndërtesës së Parlamentit, për të vazhduar drejt urës “Gazela” ku u bllokua autostrada. Kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, shefit të Agjencisë Informative të Sigurisë dhe drejtuesve të servisit publik.

“Në vitet e 90-ta prindërit tonë protestuan për të larguar një regjim që promovonte dhunën, urrejtjen dhe dërgonte njerëzit për të vdekur. Sot përballemi me problemin e njëjtë”, tha studenti Pavel Cicvariq.

“Erdha si qytetar, si fqinj, erdha si prind, I shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve, erdha që të gjithë së bashku të përpiqemi që këtë vend ta bëjmë më të mirë”, tha Mirko Poledica nga Sindikata e Futbollistëve.

Protestuesit, sic njofton KlanM, kërkojnë mbylljen televizioneve Pink dhe Hepi që cilësohen si proqeveritare dhe që sipas protestuesve promovojnë dhunë.

“Këto organizata vite me radhë tërheqin vëmendjen për veprimin e dëmshëm të mediave që promovojnë dhunën dhe urrejtjen dhe kërkojnë reagimin e institucioneve”, tha gazetari, Smiljan Banjac.

Nuk pati incidente, kurse protestuesit kanë lëshuar automjetet e urgjencës, njoftojnë mediat serbe.

Organizatorët, sic njofton KlanM, kanë thënë se kanë radikalizuar protestat duke bllokuar shumë qytete.

Qeveria serbe thotë se opozita me organizimin e protestave keqpërdor ngjarjet tragjike të muajit të kaluar. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share