Liga Unike Femra: Fitojnë Tirana dhe Prishtina

Pas pushimit  disa javësh është rikthyer Liga Unike në basketboll për femra, turneu që bashkon skuadrat më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Në dy ndeshjet e zhvilluara tës së 9-të, fitore  kanë shënuar Prishtina  dhe Tirana

Prishtina mundi Flamurtarin me rezultat 88-69. Vlonjatet e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr 47-36 në pjesën e parë, por në të dytën erdhi përmbysja e kosovareve. Omerbashiq me 23 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës mundi Penzën 100-92 pas dy kohëve shtesë. Breana Bey me 27 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë, mbështetur nga Qosja me 23 pikë e Verri me 20 pikë. Fitorja mban në lojë Tiranën për një vend në play off.

Rezultatet  java e 9-të

Prishtina – Flamurtari, 88-69

Trana – Penza, 100-92

Partizani – Bashkimi, 1 mars

Renditja: Flamurtari 16 pikë (7/2), Prishtina 14 pikë (5-4), Bashkimi 13 pikë (5/3), Partizani 12 pikë (4/4), Tirana 12 pikë (3/6), Penza 11 pikë (2/7).

/KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share