Gashi: Kryeministri i ardhshëm fillimisht duhet të bisedojë me VLEN!

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Kryetari i partisë Alternativa dhe bartës i listës së kandidatëve të koalicionit “Vlen” në Njësinë e dytë zgjedhore, Afrim Gashi, gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve MIA, duke komentuar kombinatorikat paszgjedhore tha se Kryeministri I ardhshëm duhet të bisedojë fillimisht me koalicionin VLEN.

“Kryeministri i ardhshëm së pari duhet të bisedojë me ne, për shtetin është më së miri që në qeverinë e re të ketë edhe përfaqësues të shqiptarëve, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të bindemi së bashku me partnerin e ardhshëm, për të hyrë në procesin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Gashi.

Gashi iu referua edhe mbështetjes së Vetëvendosjes së Kosovës, e cila, siç shprehet, ndodhi për shkak se shqiptarët në shtet që kishin simpati për Vetëvendosjen donin të ishin pjesë e koalicionit “Vlen” për shkak të ndryshimeve në pjesën shqiptare.

“Vetëvendosja në Maqedoni është më autentike sesa mendoj se u krijua një perceptim se është përzierje nga jashtë. Ju i dini marrëdhëniet tona me shqiptarët nga Kosova, kemi jetuar në shtetin e njëjtë për një kohë të gjatë, lidhjet familjare, etj. Disa nga shqiptarët në Maqedoni janë të përcaktuar politikisht dhe kanë simpati ndaj Vetëvendosjes”, tha Gashi.

Duke komentuar dallimin e madh të votave të Bujar Osmanit kundrejt Arben Taravarit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Gashi si shembull e përmendi rastin e numrit të ndryshëm të votave që i mori Imer Selmani në vitin 2009, si kandidat presidencial dhe si lider i partisë në zgjedhjet e atëhershme të dyfishta presidenciale dhe lokale./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share