12 vjeçari etiopian që njihet si mbreti i xhonglimeve, ka nisur fushata bamirësie

Dagmaui Teo-dros po përpiqet të shikojë sa më shumë ndeshje të mundet në Katar 2022, e shpreson që një ditë të jetë një yll futbolli.

Pasionin e tij, ai po e shfrytëzon duke bërë një fushatë për drejtësi sociale dhe bamirësi. Për të mbledhur para për kauza të drejta, e për të rritur ndërgjegjësimin për futbollin në vendin e tij, 12-vjeçari e xhongloi topin 974 herë, jashtë Stadiumit 974 në Doha.

Ky moment u transmetua në mediat sociale nga familja e tij. Dagmaui shpreson që të ndihmojë 10 organizata bamirëse me përpjekjet e tij, duke përfshirë edhe ato që trajtojnë fëmijët me kancer dhe sëmundje të zemrës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Etiopi, ai poston video në Instagram dhe TikTok ku tregon aftësitë e tij me topin, ndërsa flet kundër racizmit dhe luftës.

12-vjeçari u ftua në botëror nga FIFA, ku do të qëndrojë për gjithi turneun, ndërsa do të përpiqet të shikojë sa më shumë takime të heroit të tij Ronaldo.

Ëndrra është të fitojë Ligën e Kampionee me Liverpulin, por edhe të stërvitet me Ajaksin.

“Kur luaj futboll ndihem i lumtur sepse më bën të lirë. E bëj gjithnjë këtë kur jam në stres dhe depresion. E dini, futbolli të bën të lumtur, kjo është arsyeja pse shumë njerëz duan të luajnë futboll dhe tifozët çmenden pas tij”, ka thënëDagmaui Teo-dros.

Ai arrin që të xhonglojë për 10 minuta pa asnjë problem. 12-vjeçari ia ka dalë që të shkojë deri në 3 mijë xhonglime. Por lidhja e tij me Kupën e Botës është shumë e hershme, ndërsa ai kishte pozuar me trofeun kur ishte vetëm një foshnjë në Etiopi.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share