Dyshimi i Lukakut, sulmuesi nuk i ka kthyer përgjigje Interit për të ardhmen

Pas fshihet Juventus

E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi është në udhëkryq. Sulmuesi belg nuk po i përgjigjet zikaltërve, ndërsa pas këtyre zhvillimeve fshihet Juventusi.

Por është e vërtetë se ai e ka lënë Interin pezull.

Sipas Sportmediaset, sulmuesi belg kërkon kohë nga zikaltrit, pasi i ka dhënë fjalën rivales më të madhe historike, Juventusit.

Drejtori i ri sportivë i “Zonjës së Vjetër”, Kristiano Xhuntoli i ka kërkuar belgut 30 vjeçar 10 ditë kohë, ndërsa në tavolinë i ka paraqitur një kontratë tunduese. Lukaku do të përfitojë 12 mln euro në një sezon, shifër kjo më e lartë se sa ajo që Interi i ka propozuar.

Zikaltrit e kanë arritur akordin me Çelsin, 35 mln euro shto këtu edhe 5 të tjera bonus.

Por milanezët nuk kanë “po-në” e lojtarit.

Ndërsa “Zonja e Vjetër” është gati që të barazojë ofertën e Interit. Por që të ketë 40 mln eurot për kartonit e bomberit, duhet që të shesë Dushan Vlahoviç.

Tani ngelet për t’u parë nëse 10 ditë do t’i mjaftojnë Juves për të finalizuar transferimin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share