Liga e Parë: Shkëndija sërish zhgënjen në Tetovë, Struga Trim Lum barazoi në Shkup

Në katër terrenet e Ligës së Parë të futbollit vendor sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 14-të. Vendasit shënuan një fitore, dy barazime dhe një disfatë, me gjithësejt 11 gola të shënuar.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë ndeshja mes ekipit të Shkëndijës dhe Akademia Pandev, përfundoi me rezultatin 1:1. Shkëndija dominoi në pjesën e parë krijoi edhe dy tri raste por realizoi vetëm një dhe ate në minutën e 9-të me autor Ljupço Doriev i cili shënoi golin e tij të 7 –të në këtë pjesë të kampionatit. Në pjesën e dytë ishte një paraqitje e zbehtë e kuqezinjve edhe pse tentonin që nëpërmjet të kundërsulmeve të mposhtin portën mysafire por pa sukses. Këtë e shfrytëzoi ekipi mysafirë pa një kundërsulmi Martin Gjorgjievski shfrytëzoi rastin e dhënë barazoi në. Referi i ndeshjes e dëmtoi Shkëndijë për një gol të anuluar që e shënoi Adenis Shala. Por në minutat e fundit të ndeshjes skuadra vendase mbeti me 10-të lojtar pasi Sabit Bilalli shkaku i një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit kundërshtarë u ndëshkua me të kuq. Më kartonë kuq referi ndëshkoi edhe trajneri e ekipit mysafirë Aleksandar Vasoski.

Thënë drejtë nga skuadra kuqezi është pritur shumë m tepër, kur dihet se në sezonin e ri akoma nuk ka shijuar fitoren në stadiumin vendas

“Mendoj se gabimi jonë ishte mbasi e hapëm rezultatin duhet ta kërkonim golin e dytë, golin e sigurisë, i cili do na jepte një stabilitet gjatë lojës. Prapë edhe sot u përsërit gabimi i njëjtë ku në finalizimin e aksioneve kemi shumë lojtarë para portës kundërshtare.“ deklaroi pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani

Në stadiumin e FFM-së, ndeshja Rabotniçki – Struga Trim&Lum përfundoi me rezultatin 1:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit Sharkovski, ndërsa barzoi Bujamin Shabani .Në dy takimet tjera u shënuan këto rezultate: Pobeda – Makedonija Gj.P 1:3 dhe Bregallnica – Tikveshi 2:1. Dje në Autokomandë, Skopje barazoi me Sileksin me rezultat pa gola 0:0.

Pas ndeshjeve të javës së 14-të tabelën e kryeson Struga Trim&Lum me 27 pikë dhe Shkëndija me 24 pikë.

Rezultatet:

Shkëndija – Akademia Pandev 1:1

Rabotniçki – Struga TL 1:1

Pobeda – Makedonija Gj.P 1:3

Bregallnica – Tikveshi 2:1

Skopje – Sileksi 0:0

Shkupi ishte i lirë

Tabela: Struga TL 27 pikë, Shkëndija 24, Sileksi 23, Shkupi 23, Tikveshi 19, Bregallnica 19, Makedonija Gj.P 16, Rabotniçki 15, Pobeda 11, Ak.Pandev 9, Skopje 6 pikë.

Në xhiron e 15-të më 12 nëtor takohen: Ak.Pandev – Sileksi, Shkupi – Skopje, Struga Tl – Shkëndija, Tikveshi – Rabotniçki, Makedonija Gj.P – Bregallnica. Pobeda është e lirë

Përgatiti Shaban Sinani, Klan Macedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share