Liga e Parë: Ohri dhe Struga në qendër të vëmendjes

TAKOHEN VOSKA SPORT- SHKUPI DHE STRUGA TL – RABOTNIÇKI

Kampionati  në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon të dielën me ndeshjet e xhiros së tetë, ndërsa ndeshja kryesore do të zhvillohet në Ohër mes Voska Sport dhe FC Shkupi, Struga Trim Lum, është nikoqire e Rabotniçkit, Shkëndija pret Makedonia Gj.P, ndërsa Vardari është nikoqire e Gostivarit

Në stadiumin “Biljani Izvori” në Ohër, përherë të parë në një ndeshje kampionate  përballen Voska Sport dhe Shkupi. Skuadra vendase është e bindur për cilësitë e  FC Shkupi, por duke u bazuar në punën dhe analizat e bëra shpreson në fitore.

Ndeshja me Shkupin është një derbi i vërtet i kësaj jave, ne  jemi të vetëdijshëm prandaj duhet marrë maksimalisht serioz. Jemi mirë të përgatitur  dhe me angazhim maksimal dhe me përkrahjen e tifozëve  besoj që do të arrijmë rezultat pozitiv“ – tha Medin Bajrami.

Nga ana  tjetër edhe ekipi nga Çairi, duke  u bazuar në sukseset e funit  shpreson në rezultat që i konvenon.

Të dielën do të kemi ndeshje kundër Voska Sport. Ne  si ekip jemi përgatit maksimalisht për këtë ndeshje , atmosfera në ekip është mjaftë e mirë  dhe  atje  do të udhëtojmë për fitore” – Artan Iljazi, kapiten.

Kampioni në fuqi, Struga Trim Lum,  me një entuziazëm të veçantë, pret  ndeshjen kundër Rabotniçkit për vazhduar rrugëtimin e sukseseve. Pë takimin në fjalë

Na pret një ndeshje e vështir siç është skuadra e Rabotniçkit. Këtë vit ka treguar rezultate cilësore. Ne jemi përgatit maksimalisht si kundër çdo skuadre  që të bëjmë maksimumin  të marrim tri pikë dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve” – tha Bunjamin Shabani.

Në stadiumin e Tetovës, skuadra kuqezi  përballet me Makedonia Gj.P, me të cilën skuadër gjithmonë ia del vështirë. Sulmuesi anësor Adenis Shala, është rikuperuar dhe pas gati një muaj e gjysmë pauzë do të jetë në kombinim për lojë kundër  Makedonija Gj.P.  Kuqezinjtë në këtë ndeshje konsiderohen favoritë absolut.  Vardari në arenën “Todor Proeski” është nikoqir i Gostivarit, ndërsa Brera në Strumicë takohet me Sileksin. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në orën 15:00. /KlanMacedonia/

Liga e pare, java e 8-të, në ora 15.00, takohen

Vardari – Gostivari
Shkëndija – Makedonija GP
Brera Strumica – Sileksi
Voska – Shkupi
Struga TL – Rabotniçki
Tikveshi – Bregallnica

Tabela

  1. Shkëndija                 6   4       1       1       8:4              13
  2. Brera                         7       4       1       2     7:               13
  3. Sileksi                       7       3       3       1    12:9             12
  4. Shkupi 7       3       3       1       7:5              12
  5. Tikveshi           7       3       1       3       8:8              10
  6. RabotniЗki7       3       1       3       7:7              10
  7. StrugaTrim Lum      4       3        0        1        9:4                9
  8. Bregalnica7       3       0       4       6:10             9
  9. Makedonija GP7       2       2       3       7:6                8
  10. Voska Sport6       2       1       3       6:8                7
  11. Vardari                   6       1       1       4       6:9                4
  12. Gostivari                 7    1       0       6       5:15              3
Lexo gjithashtu
Total
0
Share