Liga e Parë në futboll/ Shkëndija – Gostivari në qendër të vëmendjes

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, nesër do të zhvillohet derbi i Pollogut mes Shkëndijës dhe Gostivarit. Kuqezinjtë javën e kaluar shënuan fitore 1 – 0 kundër Makedonija Gj.P. dhe me fitore eventuale kundër Gostivarit mund të ngjiten në pozitën e dytë në tabelën e kualifikimit. Hendikepi më i madh i kuqezinjve është mungesa e kapitenit Enur Totre dhe mbrojtësit Bruno Dita por në formacion kthehet Mevlan Adili.

“E presim shumë mirë, me mjaftë entuziazëm, patjetër që të futemi në lojë e të marrim tre pikë. Ajo është qëllimi jonë kryesor. Është një kundërshtar serioz, por mendoj se për Shkëndijën nuk do ketë kocka të forta. Normal që po, Shkëndija do jetë favoriti kryesor” – tha Klisman Cake.

Gostivari sezonin pranveror nuk e nisi ashtu siç pretendonte trajneri Atalan pasi barazoi me Vardari në teren vendas 1-1, por nga skuadra fqinje thonë se kundër Shkëndijës ekipi do të dëshmon cilësitë e saj të vërteta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Besojë se do jetë një lojë shumë interesante, ku pritet të ketë shumë tifozë si nga ana e Ballistëve ashtu edhe nga Kastriotët e Gostivarit. Besoj se vërtet do të jetë lojë interesante pasi edhe Shkëndijës i duhen pikët për titullin kampion edhe neve gjithashtu që jemi në pozitë ku garojmë dhe duam të kapim Europën edhe pse e dimë se është pak vështirë “ – tha Xhelil Abdulla.

Në përballjet e së dielës, skuadra e Voska Sport me trajnerin e ri Sërgjan Zaharievski do të tentojnë të regjistrojnë tre pike kundër Sileksit. Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Vardari është nikoqire e Bregallnicës, Tikveshi në Kavadar takohet me Rabotniçkin, ndërsa AP Brera në stadiumin e Turnovës përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share