Rokadë trajnerësh te Holanda

Van Gaal dorëhiqet pas eliminimit nga Botërori, Koeman rikthehet në kombëtare

Rokadë në pankinën e kombëtares së Holandës. Eliminimi nga Kupa e Botës Katar 2022 ka ndikuar negativisht te 71-vjeçari, Louis Van Gaal që ka njoftuar dorëheqjen si trajner i skuadrës “tulipane”.

Humbja me penallti përballë Argjentinës shtyu ikonën holandeze për t’u larguar nga pankina, duke mbyllur në këtë mënyrë eksperiencën e tretë në krye të kombëtares.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Van Gaal qëndroi për 16 muaj në pankinën e skuadrës, ku e drejtoi në të paktën 20 ndeshje dhe pësuar vetëm një humbje, pikërisht këtë ndaj Argjentinës.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner. Nuk mendoj se humbëm sot, ishte vetëm një penallti. Ajo që lë pas është një grup i madh”, u shpreh trajneri.

Van Gaal bëhet i pesti trajner që largohet nga stoli i kombëtares pas zhgënjimit në Kupën e Botës së Katarit. I menjëhershëm ka qenë edhe vendimi i Federatës Holandeze të Futbollit që ka gjetur edhe pasuesin e Van Gaal.

Nga 1 Janari, drejtimin e kombëtares do e marrë ish-trajneri Ronald Koeman, vendin e të cilit e mori pikërisht Van Gaal në Gusht të vitit të shkuar. 59-vjeçari u largua nga kombëtarja për të marrë drejtimin e Barcelonës, eksperiencë që nuk shkoi ashtu siç pritej për të, duke u tërhequr shumë shpejt.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share