David de Gea nuk premton siguri

Humbja me shifrat e thella 7-0 ndaj Liverpool nxori në dritë defektet e David de Gea në portën e Manchester United. Spanjolli tregoi se ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm dhe përqendrimi në fushën e lojës nuk është ai i duhuri.

Për këtë shkak, “djajtë e kuq” po mendojnë emra të rinj për të marrë në skuadër. Me Dubravka e Butland që kanë ardhur në formulën e huazimit deri në fund të sezonit, United ka nevojë të domosdoshme për të firmosur me një portier ekspert.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, në listën e dëshirave të gjigantit anglez ka përfunduar portieri kampion bote, Emiliano Martinez. Gardiani i Aston Villa synon të firmos me një klub të madh në merkaton e radhës dhe mbërritja te United do ishte qershia mbi tortë e sezonit fantastik.

30-vjeçari ka treguar cilësi të jashtëzakonshme në katërkëndësh, del për të larguar krosimet e hedhura në zonë dhe është një nuhatës i mirë në ekzekutimet e 11-metërshave, tipare që i mungojnë De Geas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share