Liga e dytë: Besa mysafire e Vardarit në Negotinë, Bashkimi udhëton në Gjevgjeli, Arsimi nikoqire e Ohrit

Të shtunën me fillim në ora 15:00 në të gjitha stadiumet e ekipeve të ligës së dytë në program janë ndeshjet e raundit të 23 të kampionatit. Padyshim se interesimi më madh është për ekipet që luftojnë kreun e tabelës për kualifikim në elitë dhe ekipet që luftojnë mbijetesën

Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit, ka një ndeshje të vështirtë kundër Vardarit në Negotinë, pasi bëhet fjalë për një skuadër pa parashikueshme. Kapiteni I skuadrës Besa të Dobërdollit, Armend Alimi për ndeshjen e së shtunës kundër Vardarit në Negotinë, deklaroi: “ Na prêt një ndeshje aspak e lehtë, kur dihet se bëhet fjalë për një kundërshtar që në fushën e vet është shumë e forte. E dimë se fusha nuk është në gjendjen më të mire që për skuadrat siç jemi ne na penalizon . Por jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të përgatitur që të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë, Ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe qëllimi jonë është të inkuadrohemi në Ligën e Parë si kampion dhe besoj se hapi I parë është pikërisht kjo ndeshje” tha ai.

Një ndeshje derbi zhvillohet në lagjen e Autkomandës ku skuadra e Skopjes takohet me Pelisterin

Një ndeshje shumë rëndësishme është edhe sfida mes Arsimit dhe Ohrit dy skuadra që luftojnë pesën e epërme të tabelës. Në Gjevgjeli, Kozhfi vendas përballet me Bashkimin. Detonit Plaçkovica është nikoqire e Pobedës, Karaormani takohet me Teteksit dhe Novaci nikoqire e Bellasicës. Të gjitha takimet luhen të shtunën me fillim në ora 15:00

Java e 23-të, takohen: Arsimi – Ohri, Kozhufi – Bashkimi, Vardari – Besa , Detonit Pl– Pobeda, Skopje -Pelisteri, Kamenica Sasa – Osogova, Karaormani – Teteksi, Novaci – Bellasica

Tabela:1.Besa 57 pikë, 2. Pelisteri 51, 3. Detonit Plaçkovica 45, 4.Arsimi 40, 5. Ohri 36, 6. Skopje 35, 7.Bashkimi 31, 8.Vardari Neg. 28, 9.Bellasica 27, 10.Kozhufi 25, 11.Novaci 25, 12. Pobeda 22, 13.Teteksi 21, 14.Osogova 18, 15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 14 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share