Atletikë: Drita Islami dhe Dario Ivanovski laureatët e vitit 2023

Federata e  Atletikës së Maqedonisë së Veriut  ka   shpallur   atletët më të mirë për vitin 2023. Epiteti i atletit më të mirë në kategorinë e seniorëve me plotë meritë i ka takuar Dario Ivanovskit, i cili në maratonën e Valencisë  shënoi rekord me  kohën  2 orë, 11 minuta e  53  sekonda .

Në kategorinë e  femrave  për senior ashtu si gjithmonë dekadën e fundit atlete më e mire u shpall, Drita Islami  .  Atletja më e mire e Maqedonisë së Veriut  në faqen e saj të fejsbukut  ka shkruaj:

“Më shumë se krenar me veten time për konsistencën dhe punën e palodhur gjatë vitit 2023 me shumë ulje dhe ngritje por me kokë lart dhe më shumë se i motivuar për Paris 2024. Faleminderit ekipit të mrekullueshëm që është rreth meje. Unë nuk do të isha këtu pa të gjithë ju, do të thotë gjithçka!

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share