Suad Zendeli: Të gjithë i anshkalojnë ekipet “e vogla”, por ata kanë motiv më të madh në lojë

Ish portieri i Shkëndijës, Suad Zendeli në MundoKlan ka porositur që të mos anashkalohen kombëtaret “e vogla”, pasi futbolli është lojë kolektive dhe këto kombëtare kanë motiv më të madh loje. Prandaj sipas tij, vijnë edhe surprizat siç ndodhi me Argjentinën dhe Gjermaninë.

“Në qoftë se Kombëtarja e Argjentinës e ka vënë theksin se Mesi e fiton ndeshjen, është gabim. Futbolli është kolektiv. Ato kishin kundërshtar shumë të motivuiar kundrejt vetes, që kishin dëshirë më të madhe dhe dhanë gjithçka në fushë për të marrë rezultatin pozitiv. Ato e bazuan lojën tek agresiviteti, presingu, tek loja kolektive dhe në fund e arritën atë që e deshën”, deklaroi ish portieri i Shkëndijës, Suad Zendeli./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share