Lëvizja Populli mban Kuvendin Themelues të Forumit Rinor

Lëvizja POPULLI e Skënder Rexhepit në suaza të strukturimit të saj partiak, mbajti mbrëmë Kuvendin Themelues të Forumit Rinor. Siç njoftojnë nga kjo parti, me propozim dhe vendim të Kuvendit Themelues, kandidat i vetëm ka qenë Muas Latifi, i cili ka marrë edhe miratimin e kuvendit për të qenë kryetar i saj, përcjell tvklan.mk.

“Këtë eveniment e përmbylli fjalimi i kryetarit të Lëvizja Populli, z. Skender Rexhepi – Zejd i cili shprehu falënderim ndaj rinisë e cila është shtyllë e Levizjes Populli. Ai në fjalimin e tij theksoi se do të qëndrojë gjithnjë në gatishmëri për të avansuar dhe zgjidhur çështjet që e tangojnë rininë, e krahas angazhimit për rininë, do të kujdeset që rinia të ketë hapësirë udhëheqëse në parti dhe
në institucione që të tregojmë vlera të larta menaxhuese me sfidat që e presin atë në të ardhmen”, thuhet në njoiftimin e LP-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share