Deputeti Skender Rexhepi flet nëse do të mbështes mocion kundër kësaj Qeverie

Pas shkëputjes nga Alternativa në Kuvend, deputeti Skender Rexhepi gjatë një prononcimi për KlanMacedonia.mk tha se vendimin e ka marr pas mos përmbushjes së pritshmërive nga udhëheqësia aktuale e partisë e dal nga kongresi i muajve më parë.

I pyteur në lidhje me atë nëse do të votonte tani si deputet i pavarur një mocion kundër kësaj qeverie, Rexhepi tha se e ka perkrahur qeverinë aktuale shkaku i marreveshjes qeveritare dhe beson qe ka ende mundësi qe kjo marreveshje të zbatohet.

“E kam perkrahur qeverine shkaku i marreveshjes qeveritare dhe besoj që ka ende mundesi qe kjo marreveshje te filloj te zbatohet”, u shpreh Rexhepi për KlanMacedonia.mk

Rexhepi deri më tani ishte pjesë e subjektit politik Alternativa, ndërsa një ditë më parë kjo parti zgjodhi anëtarët e kryesisë qëndore në të cilat nuk bënte pjesë deputeti Rexhepi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share