Kroacia e dyta në grup, Belgjika eliminohet nga Botërori (VIDEO)

Në kuadër të Kupës së Botës, sot luhet ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Belgjikës.

Kjo përballje zhvillohet në stadiumin Ahmed bin Ali në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe, njofton Klan Kosova.

90+4′ Përfundon ndeshja 0-0. Kroacia kalon tutje, Belgjika eliminohet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

90′ Sërish mundësi e artë për Lukakun, sërish nuk arrin të shënojë.

64′ Zëvendësim i dyfishtë për Kroacinë: Mario Pasaliq dhe Bruno Petkoviq zëvendësojnë Andrej Kramariq dhe Marko Livaja.

59′ Lukaku godet shtyllën, nga afër portës. Ishte një mundësi e artë për belgun, por fati nuk ishte në anën e tij.

 

45′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Përfundon pjesa e parë 0-0. Me këtë rezultat, Belgjika, një nga kombëtaret më të forta në botë, eliminohet.

18’ Nuk ka penallti. Lojtari kroat ishte në pozitë jashtë loje. Kroacia 0 – 0 Belgjika.

17’ VAR dyshon nëse është penallti apo jo. Gjyqtari shkon tek ekrani, pasi dyshohet se fillimisht ka pasur off-side.

15’ Penallti për Kroacinë. Yannick Carrasco bën ndërhyrje të palejushme ndaj Andrej Kramariq.

1′ Fillon ndeshja.

Ndeshja pritet të fillojë në orën 16:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet për të dyja skuadrat.

klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share