UT-ja fituese e garave Universtiare në futsal

PËRFUNDON LIGA UNIVERSITARE E FUTBOLLIT NË SALLË

Me ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit me sukses përfundoi Liga Universitare e futbollit në sallë që tradicionalisht organizohet nga Federata e Sporteve Universitare  në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Organizator i raundit të gjashtë  ishte  Universiteti I Tetovë, njofton KlanM.

Fituesi i garave universitare në futsall doli ekipi i Universitetit të Tetovës pasi në ndeshjen e fundit mundi ekipin e Universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit me rezultatin 7-2. Rektori I UT-së, prof.dr Kushtrim Ameti, sic njofton KlanM, përgëzoi ekipin fitues por edhe të gjithë pjesëmarrësit.

Është një sukses i madh i studentëve tanë në këtë event të organizuar  nga Federata e Spreve  Universitare të Maqedonisë në të cilën ishin pjesëmarrës shtatë universitet të ndryshme” – tha Kushtrim Ameti, rektor i UT-së.

Vendi I dytë i takoi Universitetit Ndërkombëtar të Sllavistikës, ndërsa I treti doli Universiteti “Shën Klimenti I Ohrit” nga Manastiri.

UEJL-së iu nda çmimi Fair-Play.

Pë tre ekipet e para u ndanë Kupa dhe medalje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share