Liga e Parë: Struga TL kampion vjeshtor, ndiqet nga Shkupi dhe Shkëndija

Pesë  fitore të skuadrave vendase dhe një e mysafirëve me gjithësejt 16 gola të shënuar  dhe një kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 18 dhe të fundit të sezonit vjeshtor. Kryeson Struga Trim Lum e ndjekur nga Shkupi dhe Shkëndija.

Struga Trim Lum me fitoren 2-1 kundër Bregallnicës edhe zyrtarisht për herë të dytë me radhë shpallet kampion vjeshtor me  39 pikë pasi ka 13 fitore dhe  5 humbje.

Fitorja kundër Bregallnicës u arrit shumë më vështirë se sa pritej. Autor i dy golave ishte Compaore, ndërsa për Breagallnicën shënoi Vellkovski.

FC Shkupi nga Strumica u kthye me tri pikë të mëdha pas fitores 1-0 kundër AP Brera, me golin që  e realizoi Trapanovski. Shkupi me 36 pikë mbanë pozitën e dytë.

Shkëndija mposhti Sileksin 3-1. Heroi i skuadrës së Tetovës ishte Almir Aganspahiq autor i  dy golave  në minutën e 8 dhe 61, ndërsa Totre shënoi në minutën e 90+1. Autor i golit të vetëm për Sileksin ishte Gjorgjievski nga penalltia në minutën e 16-të. Shkëndija nga minuta e 69  luajti me futbollist më pak  pasi Bruni Dita u ndëshkua me  kartonë të kuq.

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, Voska Sporti mundi Rabotniçkin me rezultatin 3-2. Nikoqirët kishin epërsi 2-0 me golat e Jahijit dhe Marushiqit, por romantikët me golat e Gando dhe Todorovski arritën të rikthehen dhe të barazojnë në 2-2. Megjithatë, Olatunbosun shënoi golin e fitores në minutën 87  për rezultatin  përfundimtar  3-2 për Voska Sport.

Vardari fitoi tri pikë të mëdha pasi mposhti Tikveshin me rezultat 2-0 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Autor të golave ishin Glishiq dhe Velkovski .

Dje Gostivari me rezultatin 1-0 mundi Makedonija  Gj.P.

Rezultatet e xhiros së 18-të:

AP Brera – Shkupi 0-1

Vardari – Tikveshi 2-0

Shkëndija – Sileksi 3-1

Voska – Rabotniçki 3-2

Struga Trim Lum  – Bregalnica 2-1

Gostivar – Maqedoni Gj.P 1-0

Tabela: 1.Struga Trim Lum 39 pikë, 2.Shkupi 38, 3.Shkëndija 35, 4.Sileksi 27, 5.Gostivari 24, 6.Rabotniçki 23, 7.Tikveshi 22, 8.Brera 20, 9.Voska Sport 20,10.Maqedonia Gj.P 18, 11.Bregalnica 17, 12.Vardari 17 pikë.

Pjesa  pranverore e kampionatit fillon me ndeshjet e javës së 19-të, 18 shkurt 2024, takohen: Bregalnica – Tikveshi , Gostivari – Vardari, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Rabotniçki – Struga Trim Lum, Shkupi – Voska Sport, Sileksi – AP Brera./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share