Conference League: Sonte mësohen dy ekipet finaliste

Takohen : Bazel – Fiorentina dhe AZ Alkamar – Uest Hem

Ndeshjet kthyese të  gjysmëfinales sonte do të zhvillohen edhe në Ligën e Konferecës  aty  ku do të përballen  Bazel – Fiorentina dhe AZ Alkamar – Uest Hem.

 Në takimin e parë ekipi i Bazelit ku luan edhe Taulant Xhaka, bënë surprizën e madhe, kur përmbysën Fiorentinën në “Artemio Franki”, 2-1 . Tani në  cilësinë e nikoqirit Bazeli më epërsinë që ka nga ndeshja e parë është një hapë më pranë suksesit  për kualifikim në finale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja  Bazel – Fiorentina do të zhvillohet në stadiumin “St.Jakob-Park” në Bazel, me  fillim në orën 21:00, ndërsa drejtësi do të ndanë spanjolli José María Sánchez Martínez

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjet, Uest Hemi duket shumë herë më i fortë sesa AZ Alkmar, të cilën në ndeshjen e pare e mundi në shtëpi 2-1. Por tani AZ Alkmar është nikoqire në “AFAS Stadion” do të mundohet të përmys këtë rezultat  dhe të kualifikohet në finale, Ndeshja  AZ Alkamar – Uest Hem  fillon në orën 21:00, ndërsa drejtësi do të ndanë arbitri nga sllovavakia van Kruzhliak

Ndeshja finale në Konferencë Ligë do të zhvillohet më 7 qershor, me fillim në ora 21:00 në “Eden Arena” në Pragë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share