Kovaçevski shpreson se në duelin televiziv do të dëgjojë qëndrimet e Mickoskit për çështjet kyçe për shtetin

Është mirë për kandidatët për bartës të funksioneve të shtetit, deputet të ardhshëm apo kryeministër të ardhshëm të shtetit t’i prezantojnë programet, qëndrimet, si dhe përgjigjet për pyetjet kryesore, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarit se çfarë pret nga dueli televiziv me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili duhet të zhvillohet më 3 prill.

Kovaçevski theksoi se gëzohet për duelin televiziv, ku, siç tha, qytetarët do të dëgjojnë se kush çfarë qëndrimi ka për çështjet më të rëndësishme për shtetin.

“Qëndrimet e mia tashmë i dini, por shpresoj se të mërkurën do të mund të dëgjojmë edhe qëndrimet e kryetarit të VMRO DPMNE-së për integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian, për marrëdhëniet me fqinjët dhe për marrëdhëniet e brendshme në vizën shtetërore në bashkësitë tjera etnike”, tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lideri i LSDM-së, Kovaçevski, së bashku me ekipin e bashkëpunëtorëve të tij, ka takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe anëtarët e Bordit drejtues të Odës./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share